Politikat e privatësisë

Politikat e privatësisë

POLITIKA E JASHTME E MBROJTJES SË TË DHËNAVE

TABELA E PËRMBAJTJES

Hyrja

Përkufizime

1. Rreth nesh

1.1 Angazhimet tona për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

1.2 Rrjeti ynë i privatësisë dhe Programi i Përputhshmërisë

1.3 Parimet që zbatohen për Mbrojtjen e të Dhënave Personale 

2 Mbledhja dhe përdorimi i të Dhënave tuaja Personale

2.1 Kur i mbledhim të Dhënat tuaja Personale? 

2.2 Si i përdorim të Dhënat tuaja Personale? 

2.3 Mbi çfarë bazash ligjore mbështetemi për mbledhjen e të Dhënave tuaja Personale? 

2.4 Kush ka akses tek të Dhënat tuaja Personale? 

2.5 Për sa kohë i ruajmë të Dhënat tuaja Personale? 

3 Si i mbajmë të Dhënat tuaja Personale të sigurta? 

4 Të Dhënat Personale të të miturve

5 Rreth cookies

6 Të drejtat tuaja për mbrojtjen e të Dhënave Personale

7 Mbrojtja nga mashtrimi

8 Ndryshimet në politikën tonë

9 Pyetje/Kontakt

 

HYRJA

Objekti i kësaj Politike është të shpjegojë se si Bonduelle Europe Long Life SAS, Bonduelle Frais Traiteur SAS, Bonduelle Frais France SAS dhe Bonduelle Traiteur International SAS (në vijim referuar kolektivisht si “BONDUELLE”) sigurojnë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (Rregullorja 2016/679 - në vijim "GDPR"), ligji nr.06/L–082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe ligjit kombëtar në fuqi, si dhe mjeteve nëpërmjet të cilave BOUNDELLE vepron si Kontrollues i të Dhënave, mbledh, përdor dhe/ose përpunon të dhënat tuaja personale ndërkohë që jeni duke përdorur faqen e internetit Bonduelle.fr dhe Bonduelle.al

PËRKUFIZIME

Për qëllimet e kësaj Politike, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 

“BONDUELLE”: u referohet kompanive Bonduelle Europe Long Life, shoqëri e thjeshtë aksionare me një kapital prej 30,554,326 eurosh, me zyrë në La Woestyne, 59173 Renescure, Francë dhe numër identifikimi 665 580 072 RCS Dunkerque, BonduelleFrais Traiteur, shoqëri e thjeshtë aksionare me një kapital prej 108,981,864.36 eurosh, me zyrë në La Woestyne, 59173 Renescure, Francë dhe numër identifikimi 410 884 423 RCS Dunkerque, Bonduelle Traiteur International, shoqëri e thjeshtë aksionare me një kapital prej 34,322,030.16 eurosh, me zyrë në 67, rruga de Concarneau, 29140 Rosporden, Francë dhe numër identifikimi RCS Quimper B 957 802 416, edhe BonduelleFrais France shoqëri e thjeshtë aksionare me një kapital prej 3,227,910 eurosh, me zyrë në 90, rruga André Citroën, 69740 Genas, Francë dhe numër identifikimi 350 326 484 RCS Lyon, që veprojnë si Kontrollues të Dhënash.

“Të dhëna personale”: është çdo informacion në lidhje me një Subjekt të Dhënash.

“Kontrollues i të dhënave” : Bonduelle Europe Long Life SAS, Bonduelle Frais Traiteur, Bonduelle Frais France and Bonduelle Traiteur International përcaktojnë qëllimet dhe mjetet e përpunimit të të dhënave personale.

“Përpunues” : personi ose personat që përpunon/përpunojnë të dhënat personale në emër të kontrolluesit.

“Subjekt i të dhënave personale”: është një person fizik i identifikuar ose i identifikueshëm të cilit i përpunohen të dhënat personale. Një person fizik i cili mund të identifikohet direkt ose indirekt, në veçanti duke iu referuar një identifikuesi me emër, numër identifikimi, të dhëna vendndodhjeje, një identifikues online (duke përfshirë adresat e IP-së dhe të dhënat) ose me një a më shumë faktorë të veçantë për identitetin fizik, fiziologjik, mendor, ekonomik, kulturor apo social të atij personi fizik. 

“Përpunim i të dhënave personale”: është çdo veprim i kryer mbi të dhënat personale, me mjete automatike ose jo, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, shfrytëzimi, transmetimi, shpërndarja ose vënia në dispozicion, shtrirja ose kombinimi, bllokimi, asgjësimi ose shkatërrimi.

“Transferim”: është transferimi i të dhënave personale nga një njësi në tjetrën. Transferimi mund të kryhet nëpërmjet çdo mjeti komunikimi, kopjimi, transferimi ose zbulimi të të dhënave personale nëpërmjet një rrjeti, përfshirë hyrshmërinë nga distancë te një bazë të dhënash ose transferimin nga njëra pajisje në tjetrën, pavarësisht nga lloji i medias (për shembull, nga hard disku i kompjuterit në server ).

1. RRETH NESH

1.1 ANGAZHIMET TONA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Grupi Boundelle kujdeset që të sigurojë mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të faqeve të internetit, në veçanti të faqeve Bonduelle.fr dhe Bonduelle.al (veçanërisht të vizitorëve, klientëve të mundshëm (në vijim "Personat e interesuar") të mbledhura në kuadër të përpunimit të të dhënave personale. Grupi Boundelle është plotësisht i përkushtuar për sigurimin e një niveli të lartë mbrojtjeje për këto të dhëna personale dhe për respektimin e të gjitha rregullave të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave kur përpunon të dhënat personale në kuadër të veprimtarisë të tij tregtare.

1.2 RRJETI YNË I PRIVATËSISË DHE PROGRAMI I PËRPUTHSHMËRISË 

Grupi Boundelle ka themeluar organizatën dhe rrjetin për mbrojtjen e të dhënave për të siguruar përputhshmërinë me rregullat e mbrojtjes së të dhënave personale, nëpërmjet një Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave (ndihmuar në përmbushjen e detyrave të tij nga Përgjegjësi i Mbrojtjes së të Dhënave të Grupit) emërtuar sipas nivelit të grupit. 

Përveç rrjetit të mbrojtjes së të dhënave dhe në përputhje me GDPR-në, Grupi Boundelle ka zbatuar masat për të siguruar dhe kontrolluar efektivitetin e mbrojtjes së të dhënave personale. Ndër këto veprime, Grupi Boundelle ka zbatuar masa të pështatshme teknike dhe organizative për integrimin e parimeve të mbrojtjes së të dhënave, duke përfshirë politika të ndryshme të brendshme dhe procedura me qëllimin e ndërgjegjësimit të anëtarëve të stafit për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, për t'u ofruar këshilla operacionale sesi të respektojnë rregullat e mbrojtjes së të dhënave dhe të monitorojnë respektimin e tyre. Grupi Boundelle ka nisur gjithashtu, një program ndërgjegjësimi për të zhvilluar aftësitë e personelit për këto çështje.

1.3 PARIMET QË ZBATOHEN PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE 

Grupi Boundelle vendos masat e duhura teknike dhe organizative për zbatimin efektiv të parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale, në mënyrë që të jetë në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave dhe që të mbrojë të drejtat dhe liritë e subjekteve të të dhënave që nga faza e projektimit dhe trajtimit dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.

Grupi Boundelle mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale për arsye specifike, të qarta dhe legjitime. Të dhënat personale të mbledhura nuk janë subjekt i procedurave të mëtejshme të përpunimit të papajtueshme me këto qëllime. Të dhënat personale janë të përshtatshme, të vlefshme dhe të kufizuara për qëllimet për të cilat përpunohen. Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente ndaj subjektit të të dhënave. Të dhënat personale janë të sakta dhe, kur është e përshtatshme, korrigjohen dhe përditësohen

Për më tepër, Grupi Bonduelle merr përsipër të respektojë gjithë kuadrin ligjor kombëtar ekzistues, së bashku me të gjitha parimet e tjera të përcaktuara nga rregullat në fuqi në Evropë, sikurse shpjegohet në seksionet vijuese të kësaj politike, veçanërisht në lidhje me respektimin e të drejtave të garantuara të subjekteve të të dhënave, mbajtjen e të dhënave personale, sigurinë e të dhënave personale si dhe transferimet ndërkufitare të të dhënave personale.

Kjo politikë e privatësisë zbatohet mutatis mutandis për përpunimin e të dhënave të klientëve, pavarësisht nëse ky i fundit është person fizik ose juridik.

 

2 MBLEDHJA DHE PËRDORIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NË FAQEN E INTERNETIT BONDUELLE.FR DHE BONDUELLE.AL 

 

2.1 KUR I MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE ?

Ju mund të na jepni të dhëna personale kur vizitoni faqet tona të internetit Bonduelle.fr dhe Bonduelle.al dhe nënfaqet e tyre. Në këtë kontekst, BOUNDELLE mund të mbledhë të dhënat tuaja personale gjatë operacioneve të ardhshme. 

  • Kur lundroni në faqet e internetit Bonduelle.fr dhe Bonduelle.al dhe në nënfaqet e tyre (p.sh. mund të mbledhim informacion teknik, si adresa e IP-së ose regjistrat e mbledhur përmes cookies ose teknologjive të ngjashme);
  • Kur aktivizoni llogarinë tuaj personale (p.sh. mund të mbledhim informacion të identifikimit personal, si emri, mbiemri, adresa, adresa elektronike, numër kontakti);
  • Kur kontaktoni shërbimin e klientit për të bërë një kërkesë për informacion, ankesë ose çfarëdo kërkese tjetër të mundshme nëpërmjet formularit të kontaktit në faqe;
  • Kur abonoheni te newsletter-i ynë
  • Kur merrni pjesë në konkurs, program marketingu, test ose pyetësor;
  • Kur dërgoni të dhënat tuaja personale në ndonjë mënyrë tjetër 

2.2 SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

BONDUELLE i përdor të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:

Menaxhim i marrëdhënieve me klientët: BONDUELLE i përdor të dhënat personale në kontekstin e marrëdhënieve tregtare me klientët dhe perspektivat e saj, më konkretisht për të:

  • Lejuar të lundroni në bonduelle.fr dhe bonduelle.al e të përdorni llogarinë tuaj personale online;
  • Për t'iu përgjigjur një ankesë që mund të keni paraqitur, në lidhje me një produkt ose mall specifik;
  • Për të ditur mendimin tuaj rreth kompanisë, produktet dhe mallrat, cilësinë e shërbimit ndaj klientit, veçanërisht nëpërmjet formës së kontaktit ose pyetësorëve dhe testeve;
  • Për të marrë pjesë në konkurse ose programe të tjera marketingu;
  • Krijimi i analizave statistikore, përfshirë dhe analiza për menaxhimin e trafikut të internetit (për shembull, në mënyrë që të kuptohet audienca e faqeve të ndryshme të BONDUELLE, me qëllim përmirësimin e aspektit të të qenit miqësor ndaj përdoruesve të faqes dhe përshtatshmërinë e shërbimeve tona).
  •  Menaxhimi i Komunikimit: Gjithashtu, mund të merrni informacione ose komunikime promocionale nga BONDUELLE dhe / ose kompanitë e tjera partnere të Bonduelle, në veçanti në lidhje me produktet dhe eventet që mund t'ju interesojnë, kur është e përshtatshme, me pëlqimin tuaj paraprak dhe duke respektuar të drejtën tuaj për të kundërshtuar, në përputhje me kërkesat ligjore të zbatueshme për marketingun e drejtpërdrejtë. Këto njoftime mund të dërgohen me e-mail ose me postë, ose me telefon (thirrje, SMS dhe MMS).

Ju lutemi, vini re se fushat e shënuara me yll te formularët online duhet të plotësohen. Pa këtë informacion, kërkesa e përdoruesit nuk mund të përpunohet nga BONDUELLE. Çdo informacion tjetër është opsional.

2.3 MBi ÇFARË BAZASH LIGJORE MBËSHTETEMI PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?

Operacionet e përpunimit të kryera nga BONDUELLE bazohen kryesisht tek interesi i saj i ligjshëm për të kryer aktivitete promocionale, duke njohur më mirë preferencat e klientëve të saj për të personalizuar ofertat e saj, duke iu përgjigjur kërkesave të klientëve, duke përmirësuar aktivitetet e saj tregtare. Këto operacione bazohen gjithashtu te nevoja për të lidhur kontrata me personat e interesuar ose për të marrë masa të caktuara me kërkesë të personave të interesuar përpara lidhjes së një kontrate. Përpunimi mund të jetë i nevojshëm edhe për të përmbushur një detyrim ligjor. BONDUELLE gjithashtu ka interes të ligjshëm për kryerjen e operacioneve të rrjetit/partneritetit dhe rekrutimit në mënyrë që të menaxhojë më mirë aktivitetet e saj. Përpunime të caktuara, të tilla si procedura të caktuara tregtare, përpunimi i të dhënave shëndetësore, depozitimi i disa cookies janë subjekt i marrjes së pëlqimit paraprak të personave të interesuar. Për çdo rast, BONDUELLE do të sigurohet që ligjshmëria e përpunimit të jetë në përputhje me rregullat e zbatueshme të Mbrojtjes së të Dhënave (duke përfshirë mbledhjen e pëlqimit kur kjo kërkohet).

2.4 KUSH KA AKSES TE TË DHËNAT TUAJA PERSONALE ?

Marrësit e të dhënave tuaja personale: BONDUELLE mund t'i ndajë të dhënat tuaja personale me kategoritë e mëposhtme të marrësve (ju lutemi, vini re se ne marrim të gjitha masat e arsyeshme ligjore, teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave tuaja personale):

  • Punonjësit e BONDUELLE që punojnë në ekipet përgjegjëse për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët dhe perspektivat, duke përfshirë shërbimin cilësor ndaj klientit
  • Punonjësit e BONDUELLE që punojnë në ekipe digjitale;
  • Nënkontraktorët BONDUELLE që veprojnë në emër të saj, në veçanti ekipet e IT-së e Bonduelle SA 
  • Palët e treta, kur BONDUELLE merr një kërkesë nga një autoritet gjyqësor ose publik i autorizuar me ligj për këtë qëllim, në përputhje me ligjin në fuqi.

BONDUELLE, gjithashtu, mund t'ua komunikojë të dhënat tuaja personale partnerëve të saj të biznesit dhe subjekteve të tjera të BONDUELLE (si dhe ofruesve të tyre të mundshëm të shërbimeve) për qëllimet e përmendura në nenin 2.2, dhe në veçanti për qëllimin e ofrimit të shërbimeve të nevojshme, për të forcuar veprimtarinë e BONDUELLE dhe për t'ju dërguar informacione ose komunikime promovuese, veçanërisht në lidhje me produktet dhe eventet që mund t'ju interesojnë, me pëlqimin tuaj paraprak. 

BONDUELLE nuk i ndan të dhënat tuaja personale me palë të treta, me përjashtim të ofruesve të shërbimeve të saj, brenda kuadrit të shpjeguar në paragrafin 3 më poshtë, në veçanti për organizimin e konkurseve, testeve të klientëve ose aktiviteteve të tjera të marketingut, shërbimit të klientit, hosting dhe aktivitete të tjera IT-je. Disa prej këtyre përfituesve ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane, veçanërisht në Madagaskar.

Transferimet ndërkombëtare të të dhënave tuaja personale: Për aq kohë sa ligjet e mbrojtjes së të dhënave të disa vendeve mund të jenë të ndryshme nga ato të vendit ku keni paraqitur të dhënat tuaja personale fillestare, BONDUELLE kujdeset veçanërisht që të dhënat tuaja personale të mbrohen në përputhje me rregullat më të rrepta të zbatueshme. Lidhur me këtë, BONDUELLE angazhohet të përdorë klauzola standarde kontraktore (të tilla si ato të botuara nga Komisioni Evropian ose një autoritet kompetent Mbikëqyrës) ose çdo garanci tjetër të përshtatshme, duke i trajtuar rast pas rasti, kur të dhënat tuaja personale transferohen te një marrës i vendosur jashtë Zonës Ekonomike Evropiane në një vend që, sipas Komisionit Evropian, konsiderohet se nuk ofron një nivel të përshtatshëm mbrojtës.

2.5 PËR SA KOHË I RUAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Të dhënat tuaja personale mbahen për qëllime të veprimtarisë së BONDUELLE, për një periudhë që nuk e tejkalon atë që është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur. BONDUELLE i ruan të dhënat tuaja personale në përputhje me periudhat e ruajtjes të vendosura nga ligjet e zbatueshme dhe në veçanti:

  • Kur na kontaktoni për një kërkesë për informacion, ne i mbajmë të dhënat tuaja personale për kohën e nevojshme për të përpunuar kërkesën tuaj dhe, nëse është e nevojshme, i arkivojmë ato për një periudhë që na lejon të përmbushim ndonjë detyrim ligjor, ose për një periudhë ekuivalente me kohëzgjatjen ligjore (p.sh. pesë vjet);
  • Ne i ruajmë të dhënat tuaja personale të përdorura për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë (studime, pyetësorë, operacione të marketingut) derisa të çregjistroheni (në këtë rast vetëm informacionet e nevojshme për menaxhimin e së drejtës së kundërshtimit ruhen për një minimum prej tre vjetësh) ose për një maksimum prej tre vjetësh nga përgjigja në studim ose pyetësor ose nga kontakti i fundit;
  • Të dhënat personale që lidhen me llogarinë tuaj në internet ruhen për një periudhë prej tre vjetësh pas kontaktit të fundit me markën (klikimi në faqen e internetit, në gazetë);
  • Duke ndjekur kuadrin kombëtar të legjislacionit fiskal dhe financiar, faturat dhe dokumentet bazë në lidhje me çdo transaksion të kryer, ruhen për një periudhë prej të paktën gjashtë (6) vjet, pas përfundimit të vitit financiar.

Në rast të marrjes së një kërkese për fshirjen ose kufizimin e përpunimit, BONDUELLE do ta përmbushë një kërkesë të tillë, duke kufizuar përpunimin e të dhënave vetëm për qëllimet e parashikuara nga ligji i zbatueshëm.

3. SI I MBAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE TË SIGURTA?

BONDUELLE zbaton të gjitha masat përkatëse teknike dhe organizative që synojnë të sigurojnë një nivel të përshtatshëm sigurie të të dhënave personale në lidhje me rreziqet për të drejtat dhe liritë tuaja dhe, në veçanti, të gjitha masat që mbrojnë të dhënat tuaja personale nga shkatërrimi aksidental ose i paligjshëm, humbja, ndryshimi, zbulimi ose aksesi i paautorizuar. Një nivel i njëjtë mbrojtjeje është vendosur me kontratë nga BONDUELLE për ofruesit e shërbimeve të saj, të cilët përpunojnë të dhënat tuaja personale si nënkontraktorë (në emër të BONDUELLE). Për më tepër, çdo punonjës i BONDUELLE i cili mund të ketë akses te të Dhënat tuaja Personale në kuadër të punës së tij angazhohet t'i ruajë ato me konfidencialitetin më të rreptë.

4 TË DHËNAT PERSONALE TË TË MITURVE

BONDUELLE nuk mbledh, ruan apo përdor në mënyrë të vetëdijshme të dhënat personale të fëmijëve nën moshën 16 vjeç. Kur fëmija është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç, një përpunim i tillë i të dhënave do të jetë i ligjshëm vetëm nëse dhe në masën e pëlqimit që është dhënë ose autorizuar nga kujdestari ligjor i fëmijës. Nëse informacioni për një të mitur është mbledhur nga faqja jonë pa pëlqimin ose miratimin e kujdestarit ligjor për atë të mitur, ju lutemi, vini re se përfaqësuesi ligjor i të miturit mund të ushtrojë të drejtat e të miturit në emrin e tij dhe në vend të tij. Në këtë rast, ju ftojmë të na kontaktoni.

5. RRETH COOKIES

  • Çfarë janë cookies ?

Një cookie është një dosje e vogël teksti që faqet e internetit ruajnë në kompjuterin ose pajisjen elektronike të vizitorëve të tyre. Cookies janë përdorur gjerësisht për të ndihmuar dhe përmirësuar funksionimin e faqeve të internetit, për të siguruar një përvojë të personalizuar në internet ose për të siguruar informacione të ndryshme për pronarët e faqeve të internetit.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne dhe partnerët tanë vendosim cookies dhe përdorim informacion jo sensitiv, në mënyrë të përgjithshme, nga pajisja juaj për të kuptuar se si lundrojnë në faqe vizitorët e faqeve të internetit, gjë që sjell përmirësimin e produkteve tona dhe shfaqjen e reklamave dhe përmbajtjes së personalizuar. Ju mund t'i pranoni ose refuzoni këto operacione të ndryshme. Gjithashtu mund ta tërhiqni miratimin tuaj duke shkuar në faqen [COOKIE MANAGEMENT] (linku në fund të faqes).

BONDUELLE mund t'i përdorë të dhënat personale të marra nëpërmjet cookies për qëllimet e mëposhtme:

  • Për arsye teknike (për shembull, për identifikimin gjatë sesioneve, ruajtjen e cilësimeve, preferencave, për të mbajtur shënim hyrjet tuaja kur plotësoni formularë online, etj.) ;
  • Për analiza statistikore dhe menaxhimin e trafikut të internetit (për shembull, për të përmirësuar përdorshmërinë e faqes dhe përshtatshmërinë e shërbimeve tona, për të analizuar informacionet në lidhje me përdorimin e faqes nga vizitorët nëpërmjet faqeve të vizituara, sa herë është aksesuar, etj.) ;
  • Për të ndarë informacion me reklamuesit në faqet e tjera të internetit, në mënyrë që t'ju ofrojmë komunikime promocionale të vlefshme në përputhje me interesat tuaja;
  • Për të mundësuar gjeolokalizimin kur përdorni funksione specifike, të tilla si rekomandimet e adresës së dyqanit ose produktet në dispozicion në pikën më të afërt të shitjes.

Disa cookie janë rreptësisht të nevojshme për të përdorur faqen. Ato sigurojnë funksionimin normal të faqes sonë të internetit dhe si të tilla nuk mund të çaktivizohen. Ato lejojnë përdorimin e funksioneve bazë siç është shfaqja e përmbajtjes.

Bonduelle përdor gjurmuesin e analitikës Piano. Cookie të matjes së audiencës nga zgjidhja e analitikës Piano janë ndër cookie-t rreptësisht të nevojshëm dhe për këtë arsye përjashtohen nga miratimi. Asnjë e dhënë personale ose nominative nuk përpunohet në këtë kontekst. Këto të dhëna jo personale na lejojnë të analizojmë statistikat e frekuentimit të faqes.

Megjithatë, nëse dëshironi, mund të kundërshtoni depozitimin e cookie-t më poshtë:

6 TË DREJTAT E MBROJTJES SË TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE

Në çdo kohë, mund të kërkoni nga BONDUELLE të ushtroni të drejtat tuaja të aksesit, korrigjimit, fshirjes dhe transmetueshmërisë së të dhënave tuaja personale, si dhe të drejtat tuaja për të kufizuar dhe kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale, në përputhje me dispozitat e Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave. Gjithashtu, keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për marketing të drejtpërdrejtë dhe, si pasojë, të kërkoni në çdo kohë ndalimin e marrjes së komunikimeve promocionale nga BONDUELLE. Kur përpunimi kërkon miratimin tuaj, keni të drejtë ta tërhiqni miratimin tuaj në çdo kohë.

Për të ushtruar të drejtat tuaja, mund të bëni kërkesë tek Zyrtari i Mbrojtjes së të Dhënave i BONDUELLE (shih seksionin 9 më poshtë). Për të na mundësuar përgjigjen për kërkesën tuaj, duhet të na paraqitni të dhënat e mëposhtme identifikuese: emrin, adresën e postës elektronike ose të postës dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për të konfirmuar identitetin tuaj.

Gjithashtu, mund të bëni një ankesë te një autoritet mbikëqyrës në rast shkeljeje të rregullave të zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave, kryesisht CNIL.

7 PARANDALIMI I MASHTRIMIT

BONDUELLE përpiqet të parandalojë mashtrimet dhe të ofrojë shërbime të sigurta dhe të qëndrueshme për konsumatorin. Për këtë qëllim, nëse zbulohet ndonjë shkelje që vë në rrezik operacionet e BONDUELLE, kjo e fundit do të marrë masa për parandalimim e mashtrimit, të cilat mund të përfshijnë kufizimin e përkohshëm ose të përhershëm të qasjes në faqen e internetit, veprimet e nevojshme për identifikimin e shkelësve, si dhe masa të tjera, të lejuara nga ligjet në fuqi.

8 NDRYSHIMET E POLITIKAVE TONA

Kjo Politikë mund të ndryshohet ose plotësohet në çdo kohë nga BONDUELLE.

Të gjitha ndryshimet dhe plotësimet në këtë Politikë janë efektive në momentin e postimit në faqen e internetit.

Ju lutem vini re se BONDUELLE angazhohet të mos i përpunojë të dhënat tuaja personale në një mënyrë që do të ishte në kundërshtim me qëllimet fillestare të përmendura më sipër, përveçse në rastin e përputhshmërisë me rregullat e zbatueshme.

9 Pyetje/Kontakt

Për çdo pyetje, dhe për të ushtruar të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale, ju lutemi shkruani në Dpo_france [@] bonduelle.com.